Të tjera detaje kanë dalë mbi vrasjen e 37-vjeçares mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Sipas burimeve, mësohet se autori i krimit, Ramis Mici jetonte prej 1 muaj e gjysmë me qira në lagjen “Skenderbej” në Elbasan.
Gjithashtu bëhet me dije se 37-vjeçari ishte nga Selita e Mollasit, baba i dy fëmijëve, i divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty edhe bashkëjetuesen e tij, e cila kishte një vajzë nga martesa e saj e parë (në klasë të gjashtë).
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të krimit./albeu.com/