DETAJET/ U zunë për shezlongët e shkuan në mesnatë për sqarim, si ndodhi kasaphana me 4 viktima në Velipojë

Janë zbardhur detaje të reja mbi krimin e rëndë në Velipojë ku në orët e para të mëngjesit janë vrarë 4 shtetas dhe plagosur 2 të tjerë, gjendja e të cilëve ende nuk dihet.

Të vdekur kanë mbetur Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe një 17-vjeçari Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup.

Si ndodhi ngjarja:

Burimet bëjnë me dije se fillesa e kësaj ngjarje të rëndë, të konsideruar si masakrë, ka nisur për një sher për shezlonga, i cili ka ndodhur mesditën e djeshme.

Pas këtij konflikti, familja Ferracaku, pronarë të hotelit “Fantazia” kanë shkuar në orët e mesnatës për t’u sqaruar me familjen “Gocaj”, pronarë të hotelit Gocaj.

Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.

Pavarësisht se palët u nisën për sqarim, dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve duke shkaktuar 4 të vdekur dhe tronditur zonën që tashmë është përplot me turistë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.06.2021 09:07