Ballkoni i katit të pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, është shkëputur, duke rënë në një kat me poshtë.
Sipas burimeve, banorët e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat, duke u larguar nga rreziku që kanosej nga rënia e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Priten ekspertet që të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm.
Shkak i rënies së ballkonit është amortizimi i godinës.
Gjithashtu mësohet se pallati ka qenë i dëmtuar që nga tërmeti i 2019.
Komisioni e ka nxjerrë të banueshëm. Aktualisht është riparuar fasada e jashtme.
Kujtojmë se në këtë pallat jetojnë 9 familje./albeu.com/