DETAJET/ Pronari në “arrest shtëpie”, i vendoset tritol banesës në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një banese i është vënë një sasi tritol.

Një sasi prej 20 gram eksplozivi është vendosur pranë derës së një apartamenti të një pallati në Orikum.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale në derën e jashtme.

Tritoli dyshohet se është vendosur si formë kërcënimi për pronarin e banesës, Artan Xhelilaj, i cili mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “arrest  shtëpie.”

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Shtuar 12.04.2021 06:04