Përplasja e ndodhur para pak minutave tek ish-parku i autobuzëve ka rezultuar me plagosjen e dy personave.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarjes ku dyshohet për dy persona të plagosur Aleksander Nikolli dhe Xhulio Vela.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit Alekandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com