Përveç prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, dyshohet se pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë është i përfshirë edhe një prokuror i Fierit.
Pritet që në ditët në vijim të zbardhen detaje të tjera të “rolit” të prokurorit. Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona, shkruan Report tv.
Ditën e djeshme Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 të arrestuar dhe “arrest shtëpie” për katër të tjerë e mes tyre edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota.