Njëmbëdhjetë burra torturuan e përdhunuan një vajzë 17-vjeçare për dy muaj me radhë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018 në Marok, ku përdhunuesit veç dhunës, e detyronin të renë të bënte tatuazhe me zor.
Ata janë dënuar sot me një total prej vetem 20 vjet burg, megjithse rasti shkaktoi tronditje të gjerë në mediat vendase e të huaja.
Kadija Okkarou ishte rrëmbyer dhe shitur te një bandë që e përdhunonte dhe bënte me forcë tatuazhe në trupin e minorenes, para se ta flaknin në shtëpinë e familjes pas dy muajsh në qytetin maroken të Beni Melal.
Rasti shkaktoi zemërim të gjerë në Marok dhe vende të tjera të botës kur u mësua për dhunën ekstreme që vajza kishte duruar, teksa në 2018 u publikuan pamjet e krahëve të saj, këmbëve e qafës të mbuluara me tatuazhe dhe të djegura cigaresh.
Okkarou, me guxim të rrallë tregoi detaje të abuzimeve në video të publikuara në Marok, duke thënë se anëtarët e bandës së rrezikshme e kishin përdhunuar dhe torturuar për dy muaj.
Avokati i Okkarou, Ibrahim Hachane, tha se gjykata kriminale e apelit në Beni Mellal shpalli fajtor të akuzuarit për përdhunim, pengmarrje dhe burgosje të detyruar.
Të akuzuarit gjithashtu ishin gjobitur por Hachane tha se dënimet nuk ishin të mjaftueshme në një kohë kur dënimi për akuza trafikimi njerëzor arrin deri në 30 vjet burg.
Ai tha se do të apelojë.“Viktima është ende duke marrë trajtim mjekësor, teksa ajo që kaloi do të mbetet me të për të gjithë jetën”, raporton Fax Ëeb.
Kur u shfaqën pamjet dhe detajet e abuzimit të Okkarou në vitin 2018, prindërit e disa prej përdhunuesve thanë se adoleshentja kishte “reputacion të keq” në zonë.
Nëna e viktimës duke folur nga shtëpia në fshatin Oulad Ayad, pranë Beni Melal, në qendër të Marokut tha se i kishin rënë të fikët kur pa trupin e shpërfytyruar të së bijës.
“Nuk isha e përgatitur kur ata kriminelë sollën vajzën time dhe e pashë në atë gjendje. Më ranë të fikët kur e pashë ashtu, tatuazhet, të djegurat, nderin e saj të humbur”.
Fillimisht prindërit kishin refuzuar të raportonin abuzimin te autoritetet, duke iu trembur stigmatizimit seksual në një vend musliman.
“Por ishte ajo që insistoi”, thotë e ëma. “Mori dokumentet familjare dhe shkoi te xhandarmëria, unë e ndoqa”.
Vajza dha një intervistë në televizionin maroken në 2018, ku tregonte se si pengmarrësit e sulmonin njëri pas tjetrin, e digjnin, nuk e ushqenin e nuk e lejonin të lahej.
Adoleshentja tregon se dy burra e kishin marrë peng duke e kërcënuar me thikë kur po vizitonte tezen gjatë muajit të Ramazanit. Ata e shitën te disa burra të tjerë duke e këmbyer me para ose droga. Ajo tregonte se pengmarrësit i jepnin droga me të cilat humbiste ndjenjat, ne disa raste për disa ditë me radhë.
Fshati i saj Oulad Ayyad, është nga rajonet më të varfra të vendit. Të rinjtë atje nuk mund të marrin shkollim apo shërbime të tjera, sipas institutit maroken të statistikave.
Ashtu si shumë vajza të moshës së saj Khadija ka shkollën kur ishte 12 vjeçe pasi familja e saj nuk mund të paguante kostot, thonë rezidentët për rrjetin AFP.
Në një artikull të titulluar ‘Ne të gjithë jemi Kadija,’ autori maroken Abdellah Taïa, kritikonte atë që quante kulturë përdhunimi në Marok dhe i bëri thirrje qeverisë së mbretit Mohammed VI të ndërhynte, me një peticion të nënshkruar nga shumë intelektualë./albeu.com