DETAJET/ Atentati në Kamzë ku u gjet i pajetë 35-vjeçari, vjen reagimi i policisë

Policia e Shtetit ka reaguar pasi një 35 vjeçar u gjet i pajetë në Kamzë.

Sipas burimeve nga policia shtetasi i vrarë është me inicialet C.K dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, rreth orës  19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./albeu.com/