Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martini në Greqi, në Mykonos.
Stirileprotv.ro shkruan se biznesmeni Dragos Savulescu, në momentin e arrestimit nga autoritetet greke, ka qenë nën shoqërinë e një krimineli shumë të rrezikshëm.
Kjo rëndon pozitën e tij përpara drejtësisë, por avokatët e tij po përpiqen që këto prova të mos merren parasysh nga gjykata.
Savulescu është në kërkim nga autoritetet në Rumani pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e ti, por sipas mediave rumune ai dhe këtë herë mund t’i shpëtojë ekstradimit.
Zbulimi i vendndodhjes së miliarderit rumun u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në Instagram nga pushimet në Mykonos.
Arrestimi në Greqi:
Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas e cila ka treguar se ndodhej me pushime në Greqi, së bashku me Dragos dhe familjen.
Media rumune G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkëshorti i modeles duket në sfond. /albeu.com/