Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vrasjen e Joana Peca, shqiptares 27-vjeçare që u gjet e vrarë nga policia. Sipas mediave amerikane ajo u qëllua orës 5:30 pasdite, të shtunën pranë varrezave Woodlaën Memorial Gardens në Shën Petersburg, thanë oficerët e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg.
E vendosur pranë cepit të 60th Street South dhe 1st Avenue South, oficerët gjetën Joana Peca, 27 vjeç, e vdekur brenda makinës së saj me një plagë me armë zjarri. Peca kishte dy fëmijë të vegjël në makinë me të, dhe oficerët zbuluan se ata ishin të padëmtuar, por shumë të frikësuar.
Për momentin, nuk ka asnjë të dyshuar të ndaluar, dhe oficerët raportojnë se hetimi është duke vazhduar. Asnjë emër i ndonjë të dyshuari të mundshëm nuk u publikua në raportin e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg.
Po ashtu mësohet se shumë vite më parë, 27-vjeçares i kanë ekzekutuar babain në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështje të trafikut të drogës.