Detaje të reja nga vrasja e Saimir Hoxhës, nënkomisari kishte firmosur urdhër arresti ndaj Aldi Ramës

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Ngjarja mund të mos ketë qenë një vendim i momentit i të riut Aldi Rama, i cili po ashtu mbeti i vdekur pak orë më vonë, por mund të ketë lidhje me një mllef të akumuluar të të riut.

Kohë me parë Saimir Hoxha e kishte arrestuar 21-vjeçarin në kushtet e flagrancës, dhe kishte bërë gati dhe dokumentacionin për prokurorinë.

Mësohet se procesverbali i arrestimit dhe referimit në prokurori të Aldi Ramës është firmosur pikërisht nga Saimir Hoxha dhe 2 kolegë të tij.

Kështu, ngrihen dyshimet se Aldi Rama ka qëlluar mbi nënkomisarin për shkak të mllefit që mund të kishte ndaj tij.

Procesverbali që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu.

Në lidhje me këtë çështje hetimet për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare” po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj.


Shtuar 6.12.2021 10:50