“Nuk jam vrasës, por mos me detyroni”, tatuazhi paralajmërues në krahun e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin

Autori i vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, është Aldi Rama 21-vjeç. Edhe ky i fundit ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Sputalin e Traumës, pasi qëlloi veten me armë në kokë, disa orë pas vrasjes së oficerit.

Rama njihej si një person problematik në shoqëri dhe rrjete sociale. Ai, pavarësisht moshës së re, mbante një mori veprash penale mbi vete. I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, Rama duhej të ishte në burg, porn ë maj 2021 është nxjerrë nga qelia duke u lënë vetëm me masën e sigurisë “Shërbim Prove”. Ndërsa në rrjete sociale postonte foto me armë.

Gjithashtu në trup kishte shumë tatuazhe, në një prej të cilëve kishte një të shkruar një mesazh të fortë: “Nuk jam vrasës, por mos më detyroni”. Ky tatuazh ndoshta dhe shpjegon dhe ngjarjen e djeshme.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori Aldi Rama ka pasur me vete dy krëhëra pistolete, njërin prej të cilëve e kishte hedhur në vendngjarje pasi qëlloi 44 vjeçarin Hoxha. Ndërsa tjetri u gjet në vendin ku 21-vjeçari qëlloi veten.

Sipas grupit hetimor, fillimisht Rama ka qëlluar ndaj efektivit nga sendilja e pasme e mjetit me një plumb në qafë. Ka dalë nga makina për tu ulur në vendin e shoferit dhe aty e ka qëlluar me një plumb në bark duke i përshkruar pranë zemrës.

Vendngjarje u gjetën 8 gëzgoja yë qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera të qitura nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike u gjetën në makinën e policisë./albeu.com