Detaje nga pengmarrja në Tiranë, dy vëllezërit dhunuan biznesmenin 47-vjeçar për borxhin prej 25 mijë eurosh

Detaje të reja mësohen nga pengmarrja e sotme në Kombinat.

Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë Gjergji Felën.

Burime bëjnë me dije se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh.

Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.

Fatmir Bejo nga ana tjetër është shapllur në kërkim.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku dy vëllezërit anë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali Felën, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 20.04.2023 11:16