DETAJE/ Operacioni “rrufe” në qelitë e shqiptarëve në Kretë, dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e 2-fishtë në Athinë

Të tjera detaje kanë dalë nga bastisja e qelive të 13 shqiptarëve në Chania të Kretës, në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se njëra prej qelive që është bastisur ka qenë e drejtuesit të dyshuar të “mafias në burgjet shqiptare”, Klodian Lekocaj, i njohur si “Klodi”.

Të lidhura

None found

Kërkimet e befasishme u bënë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të “Nikos” dhe “Armando” në sheshin Neo Smyrni, pasi dyshohet se mes të burgosurve që ishin objektivi i hetimeve policore është edhe porositësi i vrasjeve të dy shqiptarëve.

Klaudiani ka qenë dhjetëra herë në qendër të hetimeve të policisë për porositjet e vrasjeve dhe rastet e trafikut të drogës.

Gjithashtu sipas burimeve, bëhet me dije se gjatë kontrolleve në qelitë me pjesëmarrjen e forcave speciale EKAM dhe të një qeni, u gjetën:

Në qelinë e një shqiptari që ka të deklaruar 12 mbiemra, 15 emra dhe 9 ditëlindje të ndryshme, që variojnë nga 1969 deri 1989, u gjetën dhe sekuestruan 6 ilace zanax, një celular dhe shënime me shkrim dore me numra celularësh.

Në një qeli ku ndodheshin dy shqiptarë të tjerë u gjetën dhe sekuestruan 2 thika që ju gjetën njërit prej të burgosurve dhe lima metalike, brisqe metalike, një celular dhe një fill peshkimi. Këta dy të fundit janë 28 dhe 58-vjeç.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş