Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tragjike e mëngjësit të sotëm në Kuçovë, ku një e moshuar humbi jetënpasi shpërtheu bombola e gazit dhe bashkëshorti i saj u plagos.
Viktima është 84-vjeçarja Alije Kosova, dhe është plagosur rëndë burri i saj, 86-vjeçari Mustafa Kosova.
Të lidhura
None found
Mësohet se çifti ka qenë duke bërë kafenë në momentin që ka shpërthyer bombola, teksa thuajse është rrëzuar gjithë banesa.
Ie banesës kanë zënë poshtë çiftin e moshuar, ndërsa 84-vjeçarja mësohet se ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe se për të kujdesej një kujdestare dhe burri i moshuar.
Fatmirësisht ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga banesa, ndërsa pasi i është dhënë ndihma mjekësore në Kuçovë, është dërguar te Trauma në Tiranë.
