Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen në Durrës. Policia njofton se çifti i moshuar, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me me sende dhe objekte të forta. Për pasojë të dy kanë përfunduar në spital.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com