Detaje nga ngjarja makabër në Kosovë, arrestohet i riu që vrau nënën! Dëshmia e tij: Më ndau nga gruaja

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Kapshnicë të Pejës. Dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

Sipas Sinjalit, dyshohet se autori i identifikuar si Urim Hyseni, i kishte këputur kokën nënës së tij me thikë dhe më pas i kishte pirë gjakun.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.

Banorët e lagjes kanë folur për mediet kosovare pas krimit të rëndë. Sipas dëshmitarëve, i dyshuari jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi. Po ashtu, ata kanë thënë se i dyshuari ishte përdorues i lëndëve narktoike dhe ishte divorcuar dy herë.

“Qytetarët kanë dhënë informacione thonë se djali kishte qenë jashtë shtetit për disa muaj dhe ka pak kohë që është kthyer në Pejë. Dyshimet e para janë që ka të bëjë me një lidhje martesore që djali kishte me një vajzë. Ai ka akuzuar nënën e tij, që ajo ishte shkaktare që ai është ndarë me gruan e tij. Banorët kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ishte dy herë i martuar”, ka raportuar T7.


Shtuar 14.04.2023 20:29