DETAJE/ Në konflikt që prej një viti, si nisi sherri mes administratorit dhe fqinjit të tij në zyrë dhe përplasja me armë në rrugë

Konflikti i nisur rreth një vit më parë mes administratorit të njësisë Kallmet në Lezhe Besnik Simoni dhe bashkëfshatarit të tij Altin Marku ka vijuar përgjatë gjithë kohës. Ditën e djeshme Marku ka debatuar sërish në zyrën e Simonit, por për shkak se kishte prani të njerëzve dhe administratës, Marku është larguar. Rreth dy orë me vonë ata janë takuar sërish në rrugën e fshatit drejt superstradës, ndërsa afër ishte edhe banesa e autorit.

Kësaj here ata kanë zbritur nga makinat dhe kanë filluar debatin që ka agravuar në fyerje personale. Sipas policisë, në këto kushte Simoni dhe Marku kanë qëlluar në drejtim të njërit tjetrit ku edhe janë plagosur. Një person ndihmoi administratorin dhe e dërgoi në spital ndërsa Altin Marku i plagosur në krah u largua vetë.

Ai u gjet i vetëm në shtëpinë e një të afërmi të tij që jeton jashtë vendit ku edhe u prangos nga policia qe e dërgoi në spital. Atij iu gjet një armë pistoletë, ndërsa arma tjetër nuk është gjetur akoma. Ditën e sotme iu komunikua masa e arrestit edhe administratorit Besnik Simoni, ndërkohë po merren në pyetje edhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen./abcnews.al