Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë, ku iu vu zjarri gjatë natës një fasonerie.
Bëhet me dije se kamerat e sigurisë filmuan 2 autorët, të cilët thyen dritaren e pasme të godinës dhe hodhën lëndën djegëse dhe i vunë flakën fasonerisë.
Fasoneria “Albanian lab” që u dogj është në pronësi të një italiani, shtetasi Mariarosaria Ratta. Shkak i zjarrvënie dyshohet se është bërë konkurrenca.
Fasoneria ushtronte veprimtarinë në fushën e rrobaqepësisë dhe merrej me qepje këpucësh, prodhimin dhe montimin e tyre si dhe tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm fason, hekurosje e lavanderi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes