Një ngjarje e rëndë u publikua një ditë më parë, ku një 2-vjeçare përfundoi në spital me shenja djegieje në trup.
Policia tha se vajza ishte djegur me cigare aksidentalisht nga vëllai, i cili po luante. E mitura u dërgua në spital nga halla pasi ishte ftohur. Por kur mbërriti në spital, mjekët vunë re shenja të tjera në trup si djegie në qafe, shenja në sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas publikimit të fotove, u aludua se vajza ishte abuzuar dhe dhunuar.
Por sipas mjekësisë ligjore nuk kemi të bëjmë asnjë rast abuzimi.
Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se nga shenjat vetëm ajo në qafë është nga cigarja, që vëllai i vajzës 2 vjeçare (vellai 9-vjeç) po luante dhe e ka djegur.
Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake edhe të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës. Materialet janë referuar në prokurori.