“Jetojmë në kushte të mjerueshme”, flet gjyshja e 2-vjeçares që u dogj me cigare: Çfarë tha nipi pas ngjarjes

Familja e vajzës 2-vjeçare, që përfundoi në QSUT me plagë të shkaktuara nga djegia jeton në kushte të mjerueshme.

Familja Ruqi, pjesë e komunitetit rom në Shqipëri jeton në një barakë në zonën e Tufinës në periferi të Tiranës.

Për Report tv ka folur gjyshja e së miturës, Lirie Ruqi, e cila ka treguar çfarë i tha nipi kur panë vajzën e djegur.

“Më tha Davidi e ka djegur me cigare tha. E gjeta cigaren përdhe e gjujta, pa dashje i ra motrës” tha ajo.

E vogla, dyshohet se rreth 1 javë ma parë, është djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit nga vëllai. Nga pakujdesia apo jo, prindërit e kanë lënë pa asnjë trajtim, derisa gjurmët e djegies u infektuan.

“Infeksioni i gjallë është këtu mi none”, tha gjyshja.

Vajzën 2-vjeçare e çoi në spital më 15 nëntor halla e saj në QSUT. Mjekët e panë gjendjen e vështirë dhe e futën në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë, por nga bluzat e bardha mësohet se gjendja e saj është stabël.

Djali është marrë në pyetje edhe nga policia në prani të psikologut dhe ka pranuar se e ka djegur motrën me bishtat e cigareve, pa dhënë një motiv përse, ndoshta duke e konsideruar si lojë të parrezikshme. 9-vjeçari aktualisht sipas gjyshes nuk shkon në shkollë.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna që vajza të jetë dhunuar apo djegur nga persona të tjerë të familjes, dhe as të jetë abuzuar seksualisht me të, kjo e vërtetuar me analizat e kryera nga ekspertiza e mjekëve-ligjorë./albeu.com

 

 


Shtuar më 17.11.2023 14:40

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş