Dy vite pas riatdhesimit të saj nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur që të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS.
Së fundmi është zbardhur dëshmia e Floresha Rashës, e veja e Lavdërim Muhaxherit, i njohur si ‘Kasapi i Kaçanikut’ ku nëna e 3 fëmijëve ka rrëfyer dramat e përjetuara nga ajo dhe familje të tjera shqiptare. Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një bazë sekrete gjatë muajt korrik, ndërsa janë marrë në pyetje nga Agjentët e Antiterrorit.
Gruaja tregoi për SPAK rrugën se si kishte ikur në Siri.
“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra birri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën.”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.
Ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për prokurorinë shqiptarë konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.
Floresha Rasha ka rrëfyer dhe për rolin e grave në kampet e Sirisë, siç ishte dhe Alrmira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur.
Kastrati kishte një rol kyç për të bindur shqiptarët, gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë. Gazetarja Klodiana Lala tha se duke iu referuar burimeve të besuara, Rasha ka folur me emra konkrete, duke ndihmuar hetimet për këtë çështjes./News24