Gruaja e cila mbyllej në banesë nga burri, i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera, ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.
Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.
Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.