Një sherr i madh ka ndodhur mes shqiptarëve dhe të rinjve nga Kosova në Itali në Trieste.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se shkak është bërë “ngacmimi seksual” ndaj një vajze.
Sipas mediave italiane nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur 8 shtetas, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pasi është plagosur me armë zjarri.
Mësohet se të rinjtë fillimisht janë përplasur me dërrasa por ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia italiane deri tani ka vënë në poranga dy pjesëmarrës në këtë sherr dhe është në kërkim të shtetasve të tjerë.
Burimet bëjnë me dije se ky nuk është sherri i parë mes grupeve shqiptare pasi më 7 korrik të këtij viti u përplasën sërish ku u plagosen 4 persona.
Mediat italiane e konsiderojnë përplasjen e sotme si larje hesapesh pasi për të njëjtën arsye, dy grupet shqiptare u përplasën në korrik. /albeu.com/