Policia e Elbasanit ditën e sotme ka marrë në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj, i cili është personi që ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan. Sukaj është personi që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas.
Ky vendim vjen vetëm një ditë pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe shpalles në kërkim të Florenc Çapjas për vrasjen e babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri.
Florenc Çapja cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Ndërkohë, ditën e sotme pas një kontrolli në banesën e Ardjan Çapjas është gjetur dhe arrestuar Ardi Çekani,i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.