Deputeti i BDI: Është gabim i madh koalicioni me ekstremistët e majtë anti-shqiptarë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Ziberi ka thënë se deputetët e Alternativës kanë qenë të manipuluar në lidhje me mbledhjen e firmave për një shumicë të re parlamentare.

Ai gjithashtu është shprehur për TV21 se është gabim që deputetët shqiptarë të ulen me një tryezë me partinë “E Majta”.

“Do të ishte gabim shumë i madh për çdo deputet shqiptar që të ulet në tavolinë aq anti-shqiptare, aq anti-amerikane, anti-progresive. Mendoj se edhe deklarata e Skender Rexhepit ishte në atë frymë, pasi siç tha edhe ai, kanë qenë të manipuluar, kinse kanë siguruar shumicë të re parlamentare, por pa dy deputetët e “E Majta”, dhe unë mendoj që për çdo deputet shqiptar do ishte shumë e vështirë që të hedh votën dhe të bëhet pjesë e asaj tryeze”, tha mes tjerash Ziberi.

Nëse opozita rikthehet në pushtet, Maqedonia e Veriut rrezikon të kthehet në pikën zero, pikërisht në periudhën kur Gruevski me qëndrime anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare. Pasi përballë Zaevit dhe Ahmetit, përveç Mickovskit janë radhitur edhe partia Besa; koalicioni Alternativa-ASH si edhe partia “E majta”.


Shtuar 9.11.2021 09:50