Me Luanën s’i ka punët mirë, por Arbana Osmani bën gjestin e papritur për Marina Vjollcën (VIDEO)

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit në vendin tonë. Shpesh në numrat e tij në “Klanifornia” ai ka përmendur e imituar personazhe të ndryshme publike. E fundit duket se ka qenë Arbana Osmani. Në rolin e Minionit, të shtunën ai ka përmendur moderatoren duke thënë: “O Arbana po pse s’më fute te “Big Brother VIP” mua ti? Po pse çfarë të dukem unë ty? Apo të kanë hipur p*rdhët se ke bërë një libër me gatime dhe të duket vetja kuzhiniere?”- mes të tjerash në rolin e tij.

Këtë video ai e ka shpërndarë edhe në Instastory duke i bërë tag Arbanës. Kjo e fundit sigurisht e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka rishpërndarë edhe në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Por fakti që Marina Vjollca është shpërndarë në Instagramin e Arbanës tërhoqi vëmendjen, pasi tashmë hatërmbetjet mes Arbëns dhe Luana Vjollcës janë të qarta dhe çdo konflikt mendohet të ketë nisur si konkurrencë për të qenë moderatore e “Big Brother VIP”.


Shtuar 9.11.2021 09:53