Diskutimet në mbledhjen e grupit të PD janë fokusuar dhe te zgjedhja e presidentit të ri. Burime për abc.news raporton se deputeti Kreshnik Çollaku është shprehur pro uljes në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Duhet te marrim pjese ne tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të ketë figurë me integritet”, tha ai.
Ferdinand Xhaferraj është shprehur se lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duhet të negociohet edhe me faktorin ndërkombëtar.
“Të marrim pjesë, por mos të përdoremi nga procesi e zgjedhjes së presidentit të ri… Të negociojmë me faktorin ndërkombëtar për procesin”, ka thënë Xhaferraj.
Lefter Gështenja: Së pari nëse duhet të bëj lajm do të thoja që ne nuk duhet të marrim pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit. Në fakt unë jam që duhet të marrim pjesë në proces.
Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale./albeu.com