Memphis Depay mund të quhet një futbollist i ri i Barcelonës, edhe pse ende mungon zyrtarizimi.
Sulmuesi holandez ka arritur marrëveshje personale me klubin katalanas dhe sot ai zhvillon ndeshjen e fundit me Lyonin para se të largohet si futbollist i lirë.
Ka qenë gazetari i njohur Nicolo Schira që ka publikuar edhe detajet e kontratës së Depay.
Memphis #Depay is almost done to #Barça as a free agent. Ready a contract until 2024 (€5M/year + add-ons). Last details. #transfers #FCB
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 22, 2021
27-vjeçari ka gjetur akordin me klubin e Barçës për një kontratë tri vjeçare, kontratë e cila do ta mbante atë në Camp Nou deri në verën e vitit 2024.
Nga kjo marrëveshje ylli holandez do të fitonte pagë vjetore prej pesë milionë eurove në sezon, plus edhe disa bonuse të tjera.
Megjithatë zyrtarizimi ende mungon, pasi ky transferim mund të dështoj nëse Barcelona largon trajnerin holandez Ronald Koeman.
Ka qenë vet Depay që ditë më parë e pranoi se është në kontakt me Barcelonën, por tha se ka edhe klube të tjera të interesuara për të.
Sulmuesi holandez ka pasur një vit fantastik në Lyon, ku në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.