Denoncimi i Belind Këlliçit: Drejtorët e Veliajt po firmosin në burg dokumente të viteve më parë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit”,ka bërë një denoncim ka ku ka deklaruar se drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhen në qeli, po firmosin dokumenta të viteve më parë, për të manipuluar hetimet.

“Në vijim të denoncimit që Veliaj udhëtonte me drejtorët hajdutë në datë 14 korrik 2023 në Gjenevë, kanë shpenzuar 100 mijë franga për një fundjave. Sot që flasim drejtorët që janë në burg, po firmosin praktika të prapambetura për të qenë në rregull me KLSH. Jo vetëm SPAK nuk i monitoron në qeli dhe nuk përgjohen, por këta individë që janë në burg po firmosin praktika të prapambetura, sepse nuk kanë plotësuar dokumenta, kanë patur garanci që nuk do të kallëzohen, po plotësojnë praktika për tendera dhe kontrata vite më parë, sepse nuk kanë bërë letrat. E them me përgjegjësi të plotë”, tha Këlliçi.

Gjithashtu, ai deklaroi se SPAK po e amniston Erion Veliajn, siç tregoi edhe fakti që gjykata orientoi SPAK që drejtorët e Veliajt t’i konsiderojë grup të strukturuar kriminal, ndryshe nga sa ka bërë SPAK deri tani.

“Që nga dita e parë që kam denoncuar “5D”, e kam denoncuar si grup të strukturuar kriminal sepse plotëson të gjithë kriteret e një grupi të strukturuar kriminal. Nëse do të ishte vetëm një apo dy tendera, edhe mund të thonim se kryetari i bashkisë, kryetari i grupit kriminal, nuk e di se çfarë bëjnë. Por në 45 procedura tenderuese, që i kam gjetur vetëm unë, nuk e di çfarë bën SPAK. Kam gjetur 45 tendera të shtrirë në një hark kohor 7 vite. Kemi disa kompani me të njëjtët pronarë faktik dhe kryetari i bashkisë i ka njerëzit e tij kyç në bashki dhe shtabin elektoral, sigurisht kemi grup të strukturuar kriminal.

Është si në rastin e inceneratorëve, por aty e ka bërë qokën SPAK sepse i ka ndarë dosjet. Te 5D kemi të bëjmë me individë, të cilët kanë vepruar me dijeni të plotë bazuar në informacion të plotë, për këtë aktivitet në shtatë vite. Ata do të kishin vijuar po të mos kapeshin. Vetëm SPAK nuk arrin ta shohë që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.

Punonjësja Jona Bejko, thotë aksioner dhe pronar në hotelin 50 milionë euro ësthë kompania 5D, Lali Eri, etj. Unë për Lali Eri, Veliajn njoh. Del Ahmetaj thotë Veliaj është pronar faktit i inceneratorit. Vetëm SPAK nuk e sheh që Veliaj i ka të dyja duart edhe te inceneratorit edhe të 5D edhe te xhepat e qytetarëve. SPAK po përpiqet ta amnistojë Erion Veliaj, duke mos i konsideruar si grup i strukturuar kriminal”, u shpreh Këlliçi.


Shtuar 5.07.2024 10:18