Një shqiptar është dënuar në Holandë me 18 muaj burg, pasi është kapur nga policia në një “fermë” kanabisi.
Ai ka thënë gjatë seancës gjyqësore se merrej vetëm me ujitjen e bimëve dhe në këmbim i mundësohej akomodimi dhe ushqimi.
Shqiptari u arrestua në muajin shkurt gjatë një operacioni antidrogë, ku u gjetën dhe sekuestruan 300 bimë kanabis në një apartament në Huesden.
Ndër të tjera, mësohet se ai kishte shkuar në Holandë në rrugë ilegale.