Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë në lidhje me një fermë kanabisi në Angli. Ata udhëtonin qindra kilometra në javë nga Midlands për të drejtuar një fermë masive kanabisi në Devon.
Avni Bufi dhe Bekim Prengaj ranë në pranga teksa dilnin nga një shtëpi në Exeter e cila ishte shndërruar në një fabrikë droge. Aty bëheshin manipulime në matësin e energjisë elektrike për të shmangur pagesën e një faturë të madhe.
Nga kontrollet që iu bënë telefonëve dhe lëvizjeve të tyre u zbulua se ata vizitonin disa herë në ditë shtëpinë për t’u kujdesur për bimët. Madje brenda shtëpisë kishte edhe hapësirë jetese me një kuzhinë dhe dhomë TV.
Shqiptarërët mendohej të ishin pjesë e një grupi më të madh të krimit të organizuar nga West Midlands, i cili furnizonte përdoruesit në Exeter, Devon Jugor dhe Lindor.
Vlera e kanabisit që ata kultivuan arrinte në qindra mijëra paund nëse do të shitej në treg.
Të dy ishin emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, megjithëse njëri kërkon azil pas katër vitesh në Britani dhe tjetri ishte zhvendosur në Greqi para se të shkonte në ishull.
Shqiptarët pranuan akuzën para gjykatës dhe u dënuan të dy për 18 muaj burg nga gjyqtari Stephen Climie në Gjykatën e Exeter Crown.
Për Bufin, dënimi do të thotë se ai do të deportohet në Greqi kur të lirohet. Ndër të tjera gjykatësi ua ndaloi të dyve drejtimin e makinës dhe urdhëroi konfiskimin e automjetit së tyre dhe 774 £ para cash. /albeu.com