Dy shqiptarë janë dënuar me 3 vite e 7 muaj burg në Belgjikë për vjedhje. Mediat vendase raportojnë se ata janë arrestuar më 16 mars të vitit të kaluar në Zolder, pasi grabitën një kamion me produkte kozmetike të markës Estee Lauder.
Kamioni me produkte kozmetike i parkuar në rrugën Truskstop, u grabit nga shqiptarët duke hapur një vrimë në pjesën e pasme të kamionçinës.
Vlera e produkteve shkon në 1.7 mln euro. Përveç dënimeve me burg, shqiptarët janë gjobitur me 2400 dhe 4800 euro.
Për arsye hetimore identiteti i tyre nuk është bërë publik.