Dënim me burg dhe sekuestrim i 5 milionë eurove, Gjykata e Lartë rrëzon Kastriot Ismailajn

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin për sekuestrimin e 5 milion eurove pasurie ndaj ish administratorit të CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj. Një vit më parë Ismailaj, u dënua nga Gjykata Tiranës me 11 vite burg.

Gjithashtu gjatë shpalljes së vendimit togat e zeza të kryeqytetit urdhëruan  që shumat financiare prej afro 5 milion eurove të sekuestruara në  llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe ti kalojnë në administrim buxhetit të shtetit.

Ismailaj u dënua me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të vepra penale”.


Shtuar 5.05.2021 11:50