Dëmtohet nënstacioni i tensionit të lartë në Odesa, raportohen ndërprerje të energjisë

Ukraina ka filluar ndërprerje emergjente të energjisë në Odesa pas një aksidenti teknologjik në një nënstacion të tensionit të lartë të energjisë elektrike, i cili më parë është dëmtuar nga sulmet ruse.

Kryeministri Denys Shmyhal tha në faqen e tij në Telegram se situata është komplekse, shkalla e aksidentit është e konsiderueshmedhe është e pamundur të rivendoset shpejt furnizimi me energji elektrike, veçanërisht në infrastrukturën kritik”.

Ndërprerjet ishin raportuar më herët të shtunën.

Shmyhal tha se ata po punonin për të rregulluar “infrastrukturën kritike”, veçanërisht pasi Ukraina është në mes të një dimri të ftohtë që do të thotë se ngrohja është thelbësore.

Një këshill i posaçëm ka urdhëruar që gjeneratorët të sillen në zonë dhe një turbinë me gaz e dhënë nga SHBA do të dërgohet në qytetin jugor.

 

 


Shtuar 4.02.2023 13:57