Demokratët ngrenë akuzën: Rama-Doshi janë autorët e masakrës zgjedhore (VIDEO)

Partia Demokratike ka publikuar një video me pjesë nga fjalimet kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës që thotë: Kur votat të fillojnë të numërohen ju do ta kuptoni sepse Partia Socialiste nuk është Edi Rama.

Sipas videos, PS është Tom Doshi dhe tre deputetët e tij,  Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin deputet, Juris Çyrbja i Plarent Dervishit, Ilir Ndraxhi i Avdylajve dhe Rrahman Rraja i bandës së kokainës në Belgjikë.

Pas humbjes së 25 prillit, PD i ka konsideruar zgjedhjet të vjedhura, dhe se votat e pavlefshme kanë shkaktuar deformim të vullnetit të zgjedhësve.

 

Shtuar 3.05.2021 09:05