Ndeshja e radhës me Atleticon, Pique: Duhet ta fitojmë me çdo kusht

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka paralajmëruar bashkëlojtarët se duhet të fitojnë patjetër sfidën e radhës ndaj Atletico Madridit.

 

Katalunasit shënuan fitore në udhëtim te Valencia me rezultat 2 – 3, derisa në ndeshjen e radhës do takohen me Atletico Madridin në “Camp Nou”.

Pas fitores ndaj Valencias, Pique tha se duhet me patjetër të mposhtin Atleticon.

“Kisha pak probleme, por asgjë serioze. Ishte e rëndësishme pas ndeshjen në të enjten dhe duhet të vazhdojmë deri në fund”.

“Duhet të fitojmë ndaj Atelticos me çdo kusht. Pastaj do shohim çfarë Madridi dhe Sevilla do bëjnë”, deklaroi ai.

Atletico është lider në La Liga, dy pikë para Realit dhe Barcelonës.


Shtuar 3.05.2021 09:36