Delvinjoti po punonte tokën, një shpërthim i errëson sytë dhe përfundon i gjakosur në spital

Një 33-vjeçar është paraqitur për mjekim në spitalin e Sarandës i plagosur në krah duke vënë në alarm mjekët dhe policinë.

Pas marrjes në pyetje nga policia, i riu ka deklaruar se ishte duke punuar tokën dhe papritur është dëgjuar një zhurmë si shpërthim pastaj ka parë gjakun në krah. Dyshohet se i riu ka goditur një fishek të paplasur, i cili e ka plagosur.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:15, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për mjekim, shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Delvinë.

Policia thotë se dyshohet se është dëmtuar në pjesën e krahut, si pasojë e plasjes së një fisheku, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke punuar tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /albeu.com

 


Shtuar 20.09.2023 16:03