DEL SONDAZHI/ Ç’mendojnë votuesit e PS dhe PD për SPAK pas arrestimit të Veliajt

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025. Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në pyetjen për vlerësimin e punës së SPAK, në analizën e të pyeturve sipas votës politike të 2021, krahasuar me të njëjtën analizë të bërë në matjet e muajit janar, duket qartë se tek votuesit socialistë ka rënë vlerësimi për SPAK me 7.6 pikë, ndërsa votuesit demokratë janë rritur me 28 pikë në vlerësimin për SPAK.

Ndërsa ata qytetarë që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në 2021 kanë rritur vlerësimin për SPAK pas ngjarjeve të 2 javëve të fundit me 15.4 pikë.


Votuesit socialistë në janar të 2025 (para arrestimit të Erion Veliajt) ishin 82.5% e tyre me vlerësim pozitiv për punën e SPAK, ndërkohë në matjet e fundit 15-25 shkurt 2025 janë 74,9% e tyre (2 javë pas arrestimit të Veliajt). Votuesit demokratë në janar 2025, ishin 43,8% e tyre me vlerësim pozitiv për SPAK, sot në matjet e fundit janë 71,8% e tyre. /Euronews Albania


Shtuar 5.03.2025 22:39