Ylber Xhahysa rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në Gjocaj të Peqinit. Pas një konflikti për motive të dobëta, 40-vjeçari Leonard Bashaliu ka vrarë me armë zjarri Xhahysën.
45-vjeç fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Bashaliu është shprehur në dëshminë paraprake që vrasja ka ndodhur për një ngjarje 5 viteve më parë ndërkohë që sipas tij sot filloi debati sërish.
“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë 40-vjeçari Bashaliu.
Shkak ka qenë gërvishtja e makinës. Ndërkohë Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.