Pjaniç i pashpresë te Barcelona, e refuzojnë edhe dy klubet italiane

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic duket se do ta ketë problem të gjej një skuadër të re në këtë merkato.

Sipas gazetarit të njohur, Nico Schira, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk e ka në planet e tij mesfushorin boshnjak.

Lojtari dëshiron rikthimin në Serie A. Agjenti i tij, Fail Ramadani ia ka ofruar Pjanicin ekipit të Juventusit dhe Romës, por dy ekipet e kanë refuzuar.

Tottenham ende mbetet e interesuar por mbetet të shihet nëse londinezët do të dërgojnë ofertë tek Barcelona


Shtuar 10.07.2021 18:55