Një 20-vjeçar ka humbur jetën sot në Durrës në mënyrë aksidentale. I riu ndërroi jetë teksa po rregullonte një kamion, ku ka shpërthyer goma e cila i ka marrë jetën. Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktima është i riu, Rafael Tafaj, punëtor në gomisteri.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/