Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me rrëfimin e inxhinieres Luljeta Bozo.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Zgjohem shumë herët 4.30-5 dhe bëj ecje”, tha ajo.
Inxhinierja u ndal dhe te tërmeti dhe rolin që ka pasur në atë kohë të vështirë. “1 javë rresht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sepse unë nisem nga parimi i të mirës të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”, shprehet inxhinierja.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Luljeta Bozo deklaroi se Enver Hoxha solli më shumë të mira se të këqija për Shqipërinë, deklaratë e cila u kritikua shumë.