CHAMPIONS/ Këto janë dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8

Ditën e sotme zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 në Chmpions League.

Bayerni i cili është me një këmbë në fazën tjetër pas fitores 1-4 në Itali me Lazion, pret italianët në “Allianz Arena” vetëm për formalitet.

Në Londër, Chelsea e pret Atletico Madridin. Blutë fituan në ndeshjen e parë me rezultat minimal dhe kjo pritet të jetë një ndeshje shumë e fortë.

Kujtojmë se Manchester City, Real Madrid, Liverpool, PSG, Dortmund dhe Porto tashmë janë kualifikuar në rundin tjetër./albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 09:03