Kancelari i Austrisë, Karl Neuhammer në një dalje publike është shprehur se nëse vendi nuk do t’ia dalë të përballoj inflacionin dhe krizën e çmimeve, atëhere opsioni i vetëm që ngelet për qytetarët do të jetë alkooli ose ilaçet kundër depresionit.
Reagime të shumta vijnë nga qytetarët në rrjetet sociale nga kjo deklaratë, duke thënë se një deklaratë e tillë nga një politikan është e papranueshme dhe jo etike.
Karl Nehammer, Chancellor of Austria, on the skyrocketing gas price:
If this trend continues, we will only have two choices: alcohol or psychotropic ?.
OK then. pic.twitter.com/BsscXwp49P— Nemo – Russian Amerikan (@Nemo70488915) July 12, 2022
Gjatë konferencës së zhvilluar për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë, kancelari tha:
“Nëse vazhdojmë kështu, ka vetëm dy mundësi pas kësaj: alkooli ose ilaçet kundër depresionit. Dhe t mendoj se alkooli në thelb është në rregull”, tha kancelari duke shtuar se “kur dolli, të paktën ndihesh mirë”.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, kancelari quajti “armiq” inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe “kosto absurde të larta të energjisë”.
Kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje që të merren kundërmasa për ta trajtuar atë në të gjithë Bashkimin Evropian, gjë që sipas tij nuk është e lehtë.