Deklarata e fortë e kreut të SPAK: Për çdo sinjal që do të vijë nga SHBA, do të ketë procedim dhe hetim pasuror

Gjatë fjalës së tij në Kuved, kreu i SPAK ka raportuar për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit të fundit. Nga foltorja e Kuvendi, Arben Kraja ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se sapo të ketë indicie nga SHBA për një person, menjëherë do të ketë procedim dhe hetim pasurie.

Këtë deklaratë, Kraja e bëri teksa u pyet nga deputeti Ralf Gjoni për shqiptarët e shpallur “non grata”

“Lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne kemi procedurat tona për procedimin penal dhe ndjekjen penale. Une ju garantoj se çdo indicie që do vijë, për kompetencat që ne kemi, jemi të vendosur për ta vijuar hetimin deri në fund. Nga ana e procedimit penal dhe nga ana e hetimit financiar”, tha Kraja./albeu.com


Shtuar 14.06.2021 11:41