Degradon në dhunë konflikti për pronën në Durrës, policia arreston 3 familjarët

Një grindje për motive pronësie është përshkallëzuar në përdorim dhune ndërmjet disa personave, ku 3 prej tyre janë arrestuar dhe një grua është proceduar penalisht.

Ngjarja ka ndodhur në Sukth të Durrësit ku pas një sherri ndërmjet familjarëve për motive pronësie personat e arrestuar kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, fatmirësisht pa të lënduar rëndë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasen S. B., 52 vjeçe, pasi në Sukth, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/