Nuk paraqitet në stërvitje me Tottenham, Kane drejt kalimit te Man City

Kane duket se nuk është më i lumtur në Tottenham dhe po kërkon largimin.

Futbollisti duhej të kthehej sot nga pushimet e tij pas Kampionatit Evropian.

Por, sipas ‘Sky Sports’, sulmuesi nuk është paraqitur sot në stërvitjet e Tottenhamit, duke shtuar zërat për largimin e tij.

Anglezi është duke u lidhur me një kalim te Man City dhe tani ky veprim i tij e bënë edhe më të mundshëm transferimin e tij te ‘Citizens’.

Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit.


Shtuar 2.08.2021 12:37