Defender 21/ Dalin pamjet, si Durrësi është blinduar nga forcat amerikane (VIDEO)

Ditën e sotme në Durrës kanë zbarkuar ushtarë dhe mjete lufte nga Amerika për për tu përgatitur për stërvitjen më të madhe të përbashkët Shqipëri-SHBA.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në Facebook, një video ku duken mjetet amerikane të ushtrisë. Stërvitja e përbashkët, është në kuadër të nismës së NATO-s, “Defender 21”.

Postimi i plotë:

Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithcka gati për të celur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. /albeu.com/