Ministrja e Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar ashpër pas stërvitjes ushtarake të NATO-s “Defender 2024”, duke theksuar se është provokuese.
Sipas diplomate ruse stërvitja pranë kufijve rusë e NATO-s rrisin rrezikun e incidenteve ushtarake dhe mund të çojnë në pasoja tragjike për Evropën.
Të lidhura
None found
“Këto praktika janë haptazi provokuese. Për disa muaj, një grup prej 90,000 trupash nga 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe Suedia, do të veprojnë aktivisht pranë kufijve rusë. Ky hap synon qëllimisht të përshkallëzojë situatat. Kjo rrit rrezikun e incidenteve ushtarake dhe në fund mund të çojë në pasoja tragjike për Evropën,” tha ajo.
Megjithatë ajo theksoi se pala ruse “nuk ka plane për të sulmuar vendet e NATO-s”.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, NATO nuk e fsheh faktin se gjatë stërvitjeve do të praktikohen “praktikat për të zmbrapsur kërcënimin rus”./albeu.com
